Nga dita e martë në Podujevë fillon aksioni humanitar për Ukrainën dhe i njëjti do të vazhdojë deri më 29 prill. Bazuar në kërkesën e ushtarëve ukrainas që gjenden në Kosovë, gjësendet e nevojshme janë ushqimet e konservuara, rrobat, materialet higjienike, etj.
“Pas mbledhjes së Shtabit Emergjent për Mbrojtje, Shpëtim dhe Menaxhim të krizave javën e kaluar është caktuar edhe afati kohor se kur do të zhvillohet aksioni humanitar për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën, e cila ndodhet në luftë pas agresionit rus që po ndodhë atje. Aksioni humanitar do të fillojë nesër me datën 26.04 dhe do të zgjasë deri më 29.04”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim të Komunës së Podujevës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas të njëjtit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të aksionit, pika të grumbullimit do të ketë në institucionet lokale si; Komunë, Stacionin Policor, QKMF, në shkolla, Kryq të Kuq, etj.
“Gjësendet e nevojshme bazuar në kërkesën e përfaqësuesit të ushtarëve ukrainas në Kosovë janë: ushqimet e konservuara, rrobat, batanijet, materialet higjienike etj. Ftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës të bëhen pjesë e këtij aksioni humanitar!”, thuhet tutje në njoftim.