Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur marrëveshje me Aleancën Kosova e Re dhe me Partinë e Drejtësisë, që kandidatë nga këto parti të garojnë në listën e saj.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së, Vesel Makolli kanë nënshkruar marrëveshje parazgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton EO.
Abdixhiku ka thënë se tre nga kandidatët për deputetë të listës së LDK-së do të jenë nga AKR-ja dhe dy nga PD-ja.
"Sot kemi nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Aleancën Kosova e Re; një bashkim i natyrshëm mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës. PD do të garojë me 2 kandidatë në listën tonë; gjersa AKR me 3 kandidatë", ka shkruar Abdixhiku në Facebook.