Agjencia e Kosovës për Akreditim është pranuar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “autoritet akreditues”, me një vendim të Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA), i vlefshëm për shtatë vjet, përkatësisht deri më 31 dhjetor 2033.
Sipas njoftimit të lëshuar nga AKA-ja, Bordi i Drejtorëve në CHEA ka miratuar rekomandimin për njohjen e agjencisë kosovare si autoritet akreditues në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë vendim, siç ka bërë të ditur agjencia, Kosova bëhet aktualisht shteti i parë dhe i vetëm në Evropë që gëzon një status të tillë në Shtetet e Bashkuara.
“Kjo njohje nga SHBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjerë dhe të kujdesshëm vlerësimi dhe përbën një dëshmi të qartë të reformave të ndërmarra, profesionalizmit institucional dhe përkushtimit të vazhdueshëm të AKA-së për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë”, thuhet në njoftim.