Arbëri

Ahmeti: Konflikti në Iran e shpëton Netanyahun nga burgu

Amir Ahmeti

Amir Ahmeti, ish-ambasador i Kosovës në Katar, ka deklaruar se konflikti i nxitur në Iran e shpëton kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nga burgu.

Ai ka deklaruar të hënën në “Interaktiv” të KTV-së se Netanyahu është kriminel, i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si dhe i kërkuar nga gjykata në Izrael për keqpërdorim dhe korrupsion.

“...E shpëton Benjamin Netanyahun nga burgu. Ai është kriminel i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, i kërkuar nga gjykata në Izrael për keqpërdorim dhe korrupsion. Lufta në Gaza ka nisur në kohën kur kishte protesta për dorëheqje të tij. Nuk është i interesuar as Irani as Izraeli apo populli izraelit. Po i intereson vetëm vetja e tij. Ai po do të gjejë një derë dalje nga situata që gjendet”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai ka shtuar se situata në Gaza ka eskaluar shumë dhe vendet perëndimore kanë dalë kundër Netanyahut, duke i vetëm sanksione partive partnere të tij.

“E kemi Norvegjinë dhe unionin e bizneseve atje që votuan për ndërprerje të raporteve me Izraelin. Kemi një situatë që do të shmangë çdo lloj bashkëpunimi me Izraelin. Ndalja e luftës në Gaza do të nënkuptonte rënie të qeverisë dhe Netanyahu në burg. Shpëtimi i luftës me Iranin dhe detyrimi i uljes së Iranit në bisedime për të realizuar marrëveshje. Netanyahu do ta marrë si triumf duke thënë se ‘unë e detyrova të pranojë ofertën amerikane’ dhe të shpëtojë nga një situatë”, ka deklaruar ish-ambasadori.

Sipas Ahmetit, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, quhen të tilla por “asnjëherë s’është mbrojtur se e kanë sulmuar shtetet e tjera”, por tha se gjithmonë ka sulmuar me paragjykime “pasi thonë se po luftojnë për ekzistencë”.

“Viktimizimi i saj ka përfunduar dhe këto gënjeshtra s’i merr më askush”, ka shtuar ai.

Ahmeti ka shtuar presidenti amerikan, Donald Trump, ka fuqi të madhe dhe mund të ndikojë në ndaljen e këtij konflikti.