Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Agjencia Kundër Korrupsionit nis hetimin e konkursit për noterë

Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit të premten ua kanë nisur një email autoriteteve përgjegjëse të Ministrisë së Drejtësisë për parandalimin e konfliktit të interesit, nga të cilët kanë kërkuar më shumë informata në lidhje me konkursin për noterë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo instancë e brendshme e MD-së e ka obligim që t’i mbledhë dokumentacionet, si procesverbalet e shkresat e konkursit dhe së bashku me zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsionit të trajtojë dyshimet nëse në konkursin për noterë anëtarët e Komisionit janë të përfshirë në konflikt interesi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta e ka kontaktuar Agjencinë Kundër Korrupsionit në lidhje me këtë çështje. Në këtë institucion kanë pranuar se të premten kanë proceduar një kërkesë në Ministri të Drejtësisë për trajtim të këtij rasti.

Në këtë institucion kanë thënë se MD-ja e ka obligim t’ua ofrojë dokumentacionin e kërkuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)