Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, i është ribashkuar AAK-së dhe do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputet.
Haradinaj vlerësoi edhe kontributin e Çekut në luftën e UÇK-së për liri.
“Gjeneral Agim Çeku iu përgjigj thirrjes së atdheut si një oficer lufte i respektuar në Kroaci. Që në ditët e para ai u vu në krye të luftës së UÇK-së për liri, së bashku me veten e tij dhe të gjithë ata që i besuan. Serbia e Millosheviqit u largua me turp nga Kosova, duke lënë pas krime të shumta. Qyshku edhe sot ruan plagët dhe dhimbjet e luftës, ashtu siç bartë me vete edhe familja e gjeneralit Çeku. Gjeneral Çeku, vazhdimisht ishte partner i respektuar i aleatëve tanë të sigurisë. Do ta vazhdojmë bashkë shërbimin ndaj atdheut edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, krah teje dhe krah secilit në këtë vend”, shkroi Haradinaj në rrjetin e tij social Facebook.