Më shumë se 20 minuta “xhiro” ka bërë të enjten pasdite një aeroplan i nisur nga Prishtina për në Zurich të Zvicrës, për shkak të ngarkesës së madhe me të cilën është përballur aeroporti zviceran në ditët e fundit, me rastin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Aplikacioni për monitorim të fluturimeve “Flight Radar” ka treguar xhirot që ky aeroplan ka bërë për dhjetëra minuta në ajër.

Ky forum ka mbledhur mijëra zyrtarë të më shumë se 130 shteteve, përfshirë 65 udhëheqës të shteteve. Java e stërngarkuar e aeroportit të Zurichut nisi më 19 janar. Sipas raportimeve kjo pritet të jetë java më e ngarkuar me të cilën është përballur k yshtet.
Aeroporti i Zurichut këto ditë përballet me mijëra fluturime shtesë prej atyre të zakonshmeve.