Një aeroplan i linjës Prishtinë – Stamboll ka dalur nga rruga e taksimit dhe është ndaluar në skajin e pistës në Aeroportin e Stambollit, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Ankara.
Ambasada ka thënë se sipas informacioneve zyrtare të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurtë dhe nuk ka ndonjë të lënduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania AJet, në deklaratën e saj, ka thënë se është kryer aterrimi në mënyrë të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi njofton se sot, në Aeroportin Sabiha Gökçen, një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll me numër TKJ76Q / VF102, pas aterrimit ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës. Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt përmes shkallëve të jashtme, pa qenë e nevojshme përdorimi i rrëshqitësve emergjentë. Nuk ka raportime për persona të lënduar dhe udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre. Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Ankara.
Ngjarja ka shkaktuar vonesa dhe devijime të fluturimeve nga Aeroporti Sabiha Gokçen në Stamboll.