Arbëri

Adriatik Berisha aderon në PDK

Adriatik Berisha

Hematologu Adriatik Berisha i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i saj, Bedri Hamza, që Berishën e cilësoi si person me ekspertizë, përkushtim, humanizëm e vlera atdhetare.

“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare. Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre. Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Para Berishës, PDK-së iu bashkua edhe lista e Shkumbin Demaliajt.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare mbahen më 28 dhjetor.

Berisha ishte bërë temë diskutimi në mars pasi i ishte tërhequr vërejtja nga Policia e Gjykatës Speciale për përqafim me ish-presidentin Hashim Thaçi, që e pati vizituar të atin që atë kohë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare.