Arbëri

Administrohen provat materiale në gjykimin ndaj 4 të akuzuarve për sulm ndaj KKZ-së në veri

Administrohen provat materiale në gjykimin ndaj 4 të akuzuarve për sulm ndaj KKZ-së në Mitrovicë të Veriu

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke vazhduar seanca ndaj 4 të akuzuarve për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komnal Zgjedhor (KKZ), në Mitrovicë të Veriut, më 6 dhjetor të vitit 2022.

Të akuzuar në këtë rast janë Milun Milenkoviq, i njohur si Llune, Aleksandër Vlajiq, Dejan Pantiqin dhe Miomir Vakiq.

Në këtë seancë, po bëhet administrimi i provave materiale.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale thuhet se në natën e 6 dhjetor të 2022-s, kur u realizua sulmi terrorist ndaj KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, një autoambulancë u përdor për bartje të granatave të dorës, e të cilat i mori i akuzuari Milun Milenkoviq, i njohur si Llune.

Pos tij, Vlajiq, Pantiq e Vakiq përballen me akuzat se kanë hedhur granata dore dhe shok-bomba me qëllim të detyrimit të organeve publike të Kosovës për t’u tërhequr nga organizimi i zgjedhjeve të 23 prillit në veri.