Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Adelina Stublla emërohet drejtoreshë e Shëndetësisë në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Adelina Stubllën drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Stublla në këtë mandat të Kuvendit Komunal ishte edhe shefe e Grupit të këshilltarëve të VV-së, ndërsa në zgjedhjet e brendshme partiake të 25 shtatorit, është zgjedhur edhe kryetare e gruas në Qendrën e Vetëvendosjes në Podujevë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar Adelina Stublla drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës", thuhet në një njoftim të Zyrës për informim të Komunës së Podujevës.

Emërimi i Stubllës në këtë pozitë është bërë pasi javë më parë kishte dhënë dorëheqje ish-drejtori, Driton Veliu, një ditë pasi ishte shkarkuar Besnik Mulliqi nga pozita e drejtorit të Inspektoratit.