Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se partitë e ish-opozitës po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit pa qëllim të qartë.
Sipas tij, deputetët po shkelin Kushtetutën kur nuk po marrin pjesë në votimin për formimin e komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shprehim zhgënjimin tonë të thellë për këtë bllokadë të qëllimshme dhe në plotni në kundërshtim me Kushtetutën nga opozita. Zgjedhjet janë proces demokratik dhe kur nuk i fiton, minimalja e etikës politike dhe njerëzore, është ta pranojë dhe të reflektojë karshi rezultatit dhe të vazhdohet rrjedhja procedurale për formimin e institucioneve. Por kjo nuk po ndodh. Inatet destruktive politike, pa ndonjë qëllim të qartë, po e mbajnë peng tash e disa kohë Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abrashi pas dështimit të 34-t për konstituimin e Kuvendit.