Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.
Tahiri ka bërë të ditur se do të qëndrojë pranë Bedri Hamzës për të arritur fitore.
“Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”, ka shkruar ai në Facebook.
Tahiri ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj çdo votuesi dhe përkrahësi të partisë, duke theksuar se përkushtimi i tij ndaj vlerave demokratike dhe, siç e ka quajtur, përmirësimit të shoqërisë vazhdon edhe pa qenë pjesë e listës zgjedhore.
-
Tahiri pasi nuk arriti të bëhet deputet: Do të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së
-
Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
-
PDK-ja publikon listën