Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar presidenten Vjosa Osmani, pas propozimit të Glauk Konjufcës, si mandatar i ri nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lajmin për takimin e tyre e ka konfirmuar për KOHËN e ka konfirmuar Besian Mustafa nga LDK-ja. Ai tha se Abdixhiku ka qenë në këtë takim për t’i paraqitur qëndrimet e LDK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK’së”, tha Mustafa shkurt për KOHËN.
Paradite, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quajti shfaqje teatrale të mandatarëve pa numra mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje ku u caktua Glauk Konjufca si mandatar i ri dhe si e tillë, sipas tij duhet të marrë fund.