Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emër të partisë që e drejton ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve që e festojnë.
Ai ka thënë se kjo festë kujton vlerat më të larta njerëzore, sakrificën ndaj krijuesit e solidaritetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo festë na kujton vlerat më të larta njerëzore, sakrificën ndaj krijuesit, solidaritetin ndaj njerëzve dhe mirësinë ndaj njëri tjetrit. Një shoqëri që beson në Zot, që përkujdeset për familjen, për njëri-tjetrin, për atdheun, për vendin, për shoqëri që ka prosperitet”, ka thënë ai gjatë vizitës së tij në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Abdixhiku tutje ua ka uruar festën edhe gazetarëve, meqenëse sipas tij, janë gjithmonë në detyrë.