Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vrasjes së Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj të martën në Pejë.
Abdixhiku ka thënë se vrasja e grave nuk mund të normalizohet, pasi sipas tij, është alarm nacional.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella”, ka thënë ai, njoftoi LDK-ja përmes një komunikate.
Abdixhiku më tej ka bërë thirrje për organet e rendit dhe të sigurisë që të veprojnë me përgjegjësi ndaj rastit të së martës.
“Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë. Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrojtje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme”, ka thënë më tej ai.