Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka konfirmuar se Adem Hoxha është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së.
Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit edhe në përpjekjen e sotme, Kadrijaj tha se Hoxha, edhe pse ende formalisht s'ishte pjesë, u përjashtuar pë shkak të votës për një kandidat të Listës Serbe.
“Ne kemi pasur qëndrim të votojmë kundër, kurse Adem Hoxha ka votuar për. Në fakt ne nuk jemi krijuar ende si grup parlamentar, pasi ato krijohen pas konstituimit të Kuvendit, ai është afruar te ne. Mirëpo ne i kemi bërë të qartë se nuk mund të jetë pjesë e jona nëse nuk voton sipas qëndrimeve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ajo.
Ndërkohë, Kadrijaj tha se nuk do të votojnë pro as për deputetin nga komuniteti serb, Nenad Rashiq.
Rashiq dështoi të zgjedhet për herë të dytë si nënkryetar i Kuvendit. Paraprakisht dështuan të zgjedhen nënkryetar edhe disa deputetë të Listës Serbe, të cilët u zgjodhën përmes shortit si kandidat për nënkryetar të Kuvendit./ KP