Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë.
Sipas tij, pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa shtuar se shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do të vonojë me vendimet e saja.
Deputeti i AAK-së, Lah Ibrahimaj, ka thënë se edhe pse i vonuar është i mirëpritur vendimi i presidentes Vjosa Osmani.
Ai ka thënë se e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta respektojnë ashtu siç është.