Policia njoftoi se një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një kuletë dhe e ka dorëzuar në stacionin policor.
Rasti ka ndodhur të martën, ku qytetari H.M., 79-vjeçar, ka gjetur kuletën në të cilën gjendeshin 540 franga, 145 euro dhe dokumente të tjera, e ndërkohë është identifikuar pronari i saj, N.S. nga fshati Brod i Shtërpcës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet policore thanë se pronari i kuletës është paraqitur në Polici dhe e ka marrë atë.
“Në ndërkohë është identifikuar pronari i portofolit të humbur, N.S nga fshati Brod i Shtërpcës dhe është paraqitur në polici. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë : 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.