73.63 për qind e studentëve kanë thënë se janë përballur me ushqim me afat të skaduar gjatë qëndrimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, sipas hulumtimit të publikuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës të enjten.
Në hulumtimin për nivelin e kënaqëshmërisë së studentëve me konviktin dhe mensën, 61.46 për qind janë përgjigjur se kanë hasur në ushqim të ftoftë, e 31.64 për qind në enë të papastra.
Vetëm 11.5 për qind e studentëve, sipas hulumtimit, janë shprehur të kënaqur me jetën në konvikt.
43.61 për qind të studentëve kanë hasur në insekte në hapësirat e konvikteve.
43.81 për qind janë ankuar për mungesë të ngrohjes.
19.87 për qind kanë dëgjuar erë të keqe në konvikt. E, 17 për qind janë përballur me myk.
KOHA ka provuar ta kontaktojë Qendrën e Studentëve, por pasdite ka qenë i pamundur kontakti. Sapo të marrim përgjigje, artikulli do të përditësohet.