Ka nisur programi për kualifikimin e nivelit të pestë pos-sekondar për asistentë për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, ka njoftuar Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje.
Kjo Qendër, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka njoftuar se për vitin akademik 2022-2023, janë rreth 4.000 nxënës me nevoja të veçanta arsimore në sistemin parauniversitar, derisa kualifikimi jopublik zgjat 12 muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKualifikimi përfshin kombinimin e teorisë me ligjërata dhe praktikën profesionale “që synon të ofrojë një përgatitje të plotë dhe profesionale për pjesëmarrësit.
“Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, dhe Inovacionit (MASHTI) për vitet akademike 2022-2023, numri i nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në sistemin parauniversitar të Kosovës arrin afër 4,000. Kjo situatë reflekton një nevojë urgjente për asistentë të specializuar që do të ofrojnë mbështetje profesionale për këta nxënës, duke u siguruar atyre një edukim gjithëpërfshirës dhe cilësor”, thuhet në komunikatë.
Qendra ka bërë të ditur se ka bashkëpunim edhe me institucione të tjera që ndërlidhen me fushën e arsimit në Kosovë.