Tridhjetë e një shkelje i ka listuar Komisioni hetimor parlamentar brenda draft-raportit, i cili është përpiluar pas një hetimi disamujor rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shkeljet kanë nisur nga AKI-ja, e cila kishte kërkuar revokimin e lejeqëndrimeve për gjashtë shtetasit turq me pretendimin se ata rrezikonin sigurinë kombëtare, duke vazhduar me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Migrim e të Huaj në Policinë e Kosovës, Departamentin për Shtetësi, Azil e Migrim në kuadër të MPB-së dhe Divizionin për Ripranim dhe Kthim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportin përfundimtar Komisioni nuk ka munduar ta përpilonte për shkak se deputetët e pozitës kanë refuzuar që të vazhdojnë të marrin pjesë në mbledhje, duke konsideruar se kanë kaluar afati dhe mandati i komisionit.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur kryetarin e Komisionit, deputetin nga Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, dhe nënkryetarin, njëherësh deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, që të martën përmes një konference për media ta bëjnë publik draft-raportin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)