Janë mbushur 27 vjet nga masakra e 243 personave në Krushë të Madhe të Rahovecit nga forcat serbe, e cila ndodhi nga 25 deri më 27 mars 1999.
Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnde vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga ky vend. Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë.
Pavarësisht kësaj, për këtë masakër, asnjëherë nuk pati një proces të mirëfilltë hetimor dhe askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat, raportoi KSP.
Sot janë mbushur 27 vjet edhe nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të po kësaj komune.
Në fshatin Fortesë janë vrarë 69 martirë, në Brestoc pesë dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë.