Arbëri

18 vatra zjarri ende aktive në Kosovë

Vatra zjarri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se nga ora 8:00 deri në orën 14:00 të dielën janë regjistruar 37 vatra zjarri. 

Prej tyre 18 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar. 

“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet nga AME-ja.