18 milionë e 400 mijë euro është vlera e parashikur për tenderin për rindërtimin e sheshti “Xhorxh
Bush” në Prishtinë.
Kjo është vlera që është paraqitur në njoftimin për kontratë për tenderin që është hapur të premten.
Për këtë tender ka shkruar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se në këtë projekt përfshihet edhe “transformimi i sheshit ‘Zahir Pajaziti’ dhe hapësirave publike përreth”.
“Kështu do të duket sheshi ‘Xhorxh Bush’. Thirrja për operatorët ekonomik tanimë është hapur. Projekti i reviduar përfshin edhe transformimin e Sheshit Zahir Pajaziti dhe të hapësirave përreth”, ka shkruar Rama në Facebook ku ka paraqitur edhe disa fotografi se si parashihet të duket sheshi “Xhorxh Bush”.