Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

17 fëmijë të infektuar me salmonellë në kopshtin e Gramshit

Foto ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve në kopshtin e Gramshit, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.

Ndërkohë që për gjashtë fëmijë të tjerë pritet të dalin përgjigjet, por edhe ata kanë rezultuar me rritje të ngarkesës bakteriale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë duke u kryer analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët e kopshtit.

Salmonella Enteretidis është bakter që gjendet te mishi i pulës dhe vezët.