Emri Fatime është emri më i shpeshtë në Kosovë, sipas raportit tematik për “emrat dhe mbiemrat në Kosovë”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Gjithsej janë regjistruar 6339 persona me këtë emër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij emri renditen emrat Bajram me 4485, Emine më 4040, Bekim më 3968, Agim me 3948, e Muhamet me 3658.
Ndërkohë mbiemri më i përhapur është Krasniqi, më gjithsej 50 mijë e 236 persona qe e kanë këtë mbiemër. Pas tij renditen mbiemri Gashi, me 50 mijë e 200, Berisha, më 37 mijë e 394, Morina me 22 mijë e 197, Shala më 21 mijë e 667 e Bytyqi me 13 mijë e 267,
Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos) 2024.
