60 MINUTA

Sot në “60 Minuta”, i ftuar Gëzim Sveçla: Si do të funksionojë parkimi në Prishtinë pas vendimit të Supremes

Gëzim Sveçla

Në emisionin “60 Minuta” në KTV sot në kuadër të intervistës flasim për mënyrën se si Komuna e Prishtinës nis me gjobitjen e veturave, pasi kryetari Përparim Rama tha se është rikthyer funksionalizimi i “Prishtina Parkingut”.

A ishte kjo forma e duhur e nisjes së gjobitjes pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila kërkonte ndryshimin e neneve që ishin shpallur të kundërligjshme?

Me shefin e asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveclën flasim për problemet e implementimit të kësaj rregulloreje pa kaluar përmes Kuvendit Komunal, kapacitetin e inspektoratit të komunës për të mbikëqyrur dhe menaxhuar parkingjet.

Me Sveçlën flasim edhe për garën për kryetar të Prishtinës në kohën kur na ndajnë vetëm disa ditë nga nisja e fushatës për zgjedhjet lokale?

Pse kandidati i Vetëvendosjes Hajrullah Çeku nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit në detyrë tashmë kur po nis fushata për zgjedhje?

Pse Çeku nuk është bartës i listës së Vetëvendosjes për Prishtinë?

A ka shumë projekte që janë penguar nga niveli qendror për kryeqytetin?

Cili është plani që Vetëvendosje ka për sheshin Xhorxh Bush?