Avokati i Popullit Naim Qelaj do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” në KTV për të diskutuar për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë këtij viti.
Cila është situate në Kosovë më shkeljen e të drejtave të njeriut, në cilën fushë Avokati i Popullit ka pranuar më së shumti ankesa, si ka ndikuar bllokada politike gjatë këtij viti në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe mos adresimin e çështjeve që ndërlidhen me institucionet e Kosovës, a ka nisma ligjore e çështje të cilat kanë cenuar jetën e qytetarëve e të cilat nuk kanë mundur të adresohen si shkak i mungesës së një Kuvendi funksional.
Ndërsa në një lidhje direkte do ta kemi asambleisten e Lëvizje Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut Aida Ferati-Doli, për të diskutuar lidhur me inaugurimin e seancës solemne në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut dhe betimin e kryetarit të ri të kësaj komune Milan Radojeviq.
Me Dolin do të flasim edhe për pamjet që u shpërndarën në rrjetet sociale të saj derisa ajo gjatë mbajtjes së seancës solemne po mbante dhe ushqente foshnjën e saj.