Ish-koloneli i FSK-së Afrim Veseli do të jetë sot në një lidhje për të diskutuar lidhur me mos certifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja.
Pse Kosova po pranon kritika të tilla nga ndërkombëtarë për një parti e cila në vazhdimësi sfidon rendin kushtetues të Kosovë?
Pse institucionet e Kosovës nuk i kanë shfrytëzuar mekanizëm ligjor për t’ia mundësuar KQZ-së që të mos e certifikojë Listën Serbe?
A po i rrezikon Kosova marrëdhëniet me aleatët e saj si shkak i veprimeve të ndërmarra ndaj Listës Serbe?
Në çfarë atmosfere në veri po e pranojnë mandatin e ri 4 kryetarët e komunave veriore?
Rikthimi i tyre në pozitat në krye të komunave a mund t’i kontribuojë ngritjes së tensioneve dhe mungesës së bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në nivel qendror?
Për këto dhe shumë të tjera, sot në emisionin “60 Minuta” në KTV.