60 MINUTA

Çka pret VV-ja prej zgjedhjeve si dhe konfiskimi i 120 kilogramëve drogë, sot në “60 Minuta”

Arjeta Fejza dhe Adriatik Stavileci

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza do të jetë e ftuar sot në emisionin “60 Minuta” nga ora 17:00 për të diskutuar lidhur me shkuarjen e vendit në zgjedhje dhe çfarë qeverie e pret vendin pas këtyre zgjedhjeve. 

A do të vazhdojë të dominojë atmosfera përçarëse mes partive politike dhe vendi të vazhdojë të jetë i bllokuar si shkak i mungesës së konsensusit politik, nëse Vetëvendosje del e para cilat janë opsionet e saj për koalicione, apo kërkon qeveri afat shkurte apo afatgjate, si do ta zgjidhe çështjen e presidentit dhe a e përkrah Vjosa Osmanin, Vetëvendosje edhe për një mandat.

Ndërsa në një lidhje direkte do ta kemi zëdhënësin e doganës Adriatik Stavilecin me të cilin do të flasim për konfiskimin e 120 kilogramëve narkotikë të cilat u zbuluan nga Njësia e Antikontrabandës në kuadër të  Doganës së Kosovës