Horoskopi ditor - 08 Feb 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Një person do t’jua bëjë të qartë se idetë tuaja nuk i duken aq ekonomike. Por ju jeni munduar shumë për këto ide, kështu që mos lejoni që të hiqni dorë prej tyre. Koha do ta dëshmojë se qasja juaj është e duhura. Qëllimi juaj kryesor është që të keni më shumë kontroll sa u përket transaksioneve financiare.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush është tepër i përqendruar duke e shikuar një problem nga një kënd, saqë nuk mund të shohë se ka edhe gjëra të tjera në këtë histori. Është e natyrshme që të ketë shqetësime dhe barra do të bjerë mbi ju për t’ua qartësuar pamjen. Provimi i metodave të reja që janë efektive do t’ju ndihmojë që ta arrini këtë qëllim.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ka kaq shumë gjëra që duhet t’u kushtoni rëndësi tani. Po e vëreni se është shumë e rëndësishme që të vështroni vazhdimisht. Derisa t’i shikoni thellë gjërat që i bëni, nuk do të pranoni që të merrni punë të tjera. Po përparoni tepër shumë, por në të njëjtën kohë duhet të shikoni edhe për mundësi të reja.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Të gjithë janë në gatishmëri kur kërkohet ndihma e tyre. Një grup është në gjendje të shpërndajë vullnetarë të të gjitha moshave e profesioneve që do të ndihmojnë për të bërë ndryshime në një projekt në komunitet. Disa njerëz do t’i marrin disa role me të cilat nuk janë mësuar dhe do të jetë befasi për shumëkënd, pasi do ta vërejnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë kur i bashkojnë forcat me të tjerët.

Luani

23 korrik - 22 gush

Po ju pret një ditë shumë e zënë. Premtimet e bëra nuk do t’ju lënë kohë të lirë. Ndonëse do të donit të ishit pak më të lirë, angazhimi me shumë punë do t’ju përshtatet më shumë. Mirëpo, nuk duhet ta shpërfillni partnerin tuaj gjersa po merreni me punët që keni.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Një person me të cilin punoni apo jetoni do të tregohet goxha i prerë. Po tregon shenja se po mundohen që një person ta bëjnë më autoritar. Ndonëse duken se janë të vendosur për të mos dëgjuar, tregohuni shumë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm sesa zakonisht. Do të merrni falënderime për këtë gjë kur të vijë koha.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Do të donit shumë që të kënaqeshit edhe një herë me disa aktivitete të lira që i keni bërë së fundmi. Por nuk ka aq gjasa se do t’ju plotësohet kjo dëshirë. Për këtë arsye duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje punës suaj dhe mundohuni ta mbani njëfarë baraspeshe.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Mënyra se si po u qaseni apo po merreni me disa punë që janë të reja për ju, do të sjellë kritika. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por mundohuni të mos i merrni afër zemrës mendimet e të tjerëve. Njerëzve mund t’ju duket se po ju ndihmojnë, por në fakt vetëm po ju kritikojnë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Keni munguar në shoqëri për shumë kohë dhe jeni gati që të arrini një lloj baraspeshe. Thirrni miqtë që nuk i keni parë me vite. Sugjeroni që të organizoni një takim. Sapo që ta caktoni datën dhe kohën, do të keni diçka për të cilën do të mendoni. Edhe pse do t’ju duhet të mbani distancë sociale, do të argëtoheni tepër shumë me njëri-tjetrin.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Pas një kohe reflektimi do të jeni gati për t’i realizoni planet e bëra. Nuk do ta merrni bekimin e të gjithëve, por jeni të gatshëm për kundërshtime. Kur pritet që të dekurajoheni, në fakt do të jeni më të vendosur për t’i arrirë planet tuaja. Po e merrni përsëri timonin, pasi e meritoni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

E dini shumë mirë se disa gjëra të çuditshme janë duke ndodhur. Do ta keni shumë të vështirë që ta dëshmoni këtë gjë, por nuk do të dorëzoheni derisa t’i gjeni faktet apo informatat që do t’i konfirmojnë gjërat që po i thoni. Jeni të vendosur për t’u treguar se keni të drejtë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ndarja e punëve në familje dhe punë do të jetë e lodhshme, por pas rezultatit do t’ia vlejë barra qiranë. Po përparoni goxha mirë. Po i besoni më shumë aftësive tuaja dhe kjo gjë do t’ju shtyjë që të keni më shumë nevojë për pavarësi. Do të jetë shumë e rëndësishme nëse këtë gjë ia tregoni dikujt, që po ndërhyn në punët tuaja.