Horoskopi ditor - 12 Sep 2025
Dashi
21 mars - 19 prillSot mund t’ju pëlqejë të udhëtoni për shkak të punës. Është një ditë shumë e mirë për të bashkëpunuar me grupe apo partnerë për të realizuar diçka. Ju jeni entuziastë për atë që bëni dhe kjo ju motivon të vendosni synime apo afate për të ardhmen.
Demi
20 prill - 20 majDilni dhe shoqërohuni sot sepse jeni në një gjendje shumë pozitive! Shijoni kohën me miqtë, sidomos në ndonjë aktivitet të madh si paradë, mbledhje apo ngjarje publike. Ju keni dëshirë të ndiheni pjesë e diçkaje më të madhe.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSot është një ditë shumë e mirë për të pritur mysafirë në shtëpi. Gëzoni momente familjare, si piknik apo tubim tjetër. Bisedat me të afërmit do të jenë plot entuziazëm dhe plane për të ardhmen. Mund të mendoni për përmirësime në shtëpi ose blerje prone.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikSot mund të ndiheni shumë të motivuar për planet tuaja. Ëndrrat dhe shpresat tuaja janë të mëdha. Kjo është dita e duhur për një udhëtim. Edhe negociatat për biznes do të shkojnë mirë. Ju jeni optimistë dhe kjo i impresionon të tjerët.
Luani
23 korrik - 22 gushSot jeni në formë të mirë dhe kjo ndihmon në komunikimin me të tjerët. Kjo është një ditë shumë e mirë për ata që merren me shitje, marketing, mësimdhënie, aktrim apo shkrim. Do t’ju pëlqejë të mësoni diçka të re dhe ndoshta të rëndësishme për jetën tuaj.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKjo është një ditë shumë pozitive dhe plot energji. Ju do të shijoni bisedat dhe takimet me të tjerët, sidomos në grupe. Është një ditë shumë e mirë për punë dhe biseda për të ardhmen.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSot do të ndiheni mirë si kur jeni vetëm, ashtu edhe kur jeni me të tjerët. Ju vendosni. Me Marsin në shenjën tuaj, jeni plot energji dhe gati për veprim! Megjithatë, pozicioni i Diellit dhe i Mërkurit ju shtyn drejt qetësisë dhe reflektimit.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot jeni shumë popullorë! Shijoni shoqërinë e miqve dhe grupeve. Konferencat, konventat dhe tubimet do t’ju pëlqejnë, sepse lini përshtypje të mirë te të gjithë, veçanërisht te shefat apo personat me autoritet. Është ditë e shkëlqyer për kontakte!
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorSot do t’i impresiononi të tjerët sepse ju shohin si me fat, të suksesshëm dhe të pasur - edhe nëse vetë nuk ndiheni ashtu. Marrëdhëniet me shefat dhe figurat autoritare do të shkojnë mirë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarShfrytëzoni çdo mundësi për të udhëtuar ose për të zgjeruar njohuritë tuaja për botën. Nëse nuk mund të udhëtoni, silluni si turist në qytetin tuaj. Takoni njerëz të ndryshëm dhe mësoni për kultura apo zakone të tjera. Vizitoni muze, biblioteka. Bota është e juaja!
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot është një ditë shumë e mirë për të bërë marrëveshje financiare me të tjerët. Mund të nënshkruani kontrata të ndryshme. Në përgjithësi, çdo gjë që bëni sot ka të ngjarë t’ju sjellë përfitime praktike dhe financiare.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsSot do t’ju pëlqejë të bashkëpunoni me partnerin apo me miq të ngushtë, si dhe me njerëz të tjerë. Ju keni një energji pozitive dhe tërheqëse që i afron njerëzit te ju. Mund të punoni në harmoni me të tjerët. Sidomos do t’ju pëlqejnë ngjarjet apo takimet me shumë njerëz. Merrni pjesë!