Horoskopi ditor - 10 Sep 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Për pjesën më të madhe të ditës, Hëna është në shenjën tuaj, gjë që ju jep një avantazh. Megjithatë ajo përballet me Marsin, sundimtarin tuaj, dhe kjo mund të sjellë konflikte. Gjërat e çuditshme mund t’ju nervozojnë. Më vonë, gjatë ditës, mund të keni mosmarrëveshje për para ose prona.

Demi

20 prill - 20 maj

Në mëngjes silluni me kujdes, sepse njerëzit mund të jenë të ndjeshëm. Më vonë Hëna kalon në shenjën tuaj dhe mund t’i shihni disa përmirësime në punë. Shmangni tensionet me të tjerët dhe veproni me butësi.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Shmangni debatet me miqtë ose grupet në mëngjes – nuk do të arrini asgjë dhe mund të krijoni armiq. Më vonë mund të lindin tensione emocionale, për të cilat do të pendoheni më pas. Merreni me qetësi.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Në mëngjes jeni në qendër të vëmendjes, ndaj nëse jeni të irrituar me prindërit, shefat ose figurat me autoritet, do të vihet re. Më mirë shmangni konfliktet. Më vonë mund të përballeni me probleme edhe me një mik. Duket se nuk ka paqe sot.

Luani

23 korrik - 22 gush

Shmangni temat si politika, feja ose çështje racore në mëngjes pasi debatet janë të sigurta. Ruajeni qetësinë. Më vonë, gjatë ditës, do të jeni në sy të publikut, ndaj shmangni grindjet me partnerin ose njerëzit e afërt. Kujdesuni për imazhin tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Në mëngjes mund të keni debate për pasuritë e përbashkëta, trashëgiminë ose ndarjen e përgjegjësive. Shmangni këto biseda sepse do të krijojnë tension. Edhe më vonë mund të ketë përplasje për tema të ndjeshme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kjo është një ditë sfiduese. Në mëngjes mund të keni konflikte me partnerin ose me persona të afërt. Më vonë mund të ketë tension me fëmijët ose një person të dashur për një çështje shoqërore. Përdorni diplomacinë dhe sharmin tuaj për të dalë nga situatat.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot mund të keni debate për punën, një kafshë shtëpiake ose shëndetin. Njerëzit janë nervozë. Më vonë mund të lindë një përplasje me dikë të afërt. Po, dita është si një fushë me mina, por është një mundësi për ta ushtruar durimin.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Në mëngjes shmangni debatet në çift dhe tregohuni më të duruar me fëmijët që të mos ketë shpërthime emocionale. Më vonë mund të përballeni me tension në punë ose për një mendim tuajin.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mundohuni të ruani qetësinë në familje gjatë mëngjesit, sepse mund të ketë debate. Më vonë mund të keni përplasje me fëmijët ose një partner për një çështje personale. Po, është ditë e vështirë, por nëse jeni të qetë, do ta kaloni mirë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot mund të flisni drejtpërdrejt dhe pa filtra, kjo mund të shkaktojë debat pa dashje. Më vonë mund të ketë përplasje me një anëtar të familjes. Kujdes me fjalët, bëni kujdes!

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Në mëngjes Hëna është përballë Marsit dhe pasdite Hëna përplaset me Plutonin. Me pak fjalë: njerëzit janë të irrituar. Mos hyni në debate. Merrini gjërat me sportivitet.