Janë ndërprerë bisedimet ndërmjet Manchester Cityt dhe skuadrës saudite Al-Nassr për portierin brazilian Ederson. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka refuzuar ofertën e bërë prej 30 milionë eurosh nga Al-Nassr për brazilianin.
City po kërkon 60 milionë euro për ta liruar 30-vjeçarin. Në rast të dështimit të transferimit të Edersonit, skuadra e Cristiano Ronaldos do të tentojë që ta afrojë portierin Bento të Athletico Paranaenses.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEderson është pjesë e Cityt nga viti 2017. Skuadrës kampione të Anglisë iu bashkua nga Benfica për 40 milionë euro.
Me përfaqësuesen e Brazilit, Ederson është paraqitur në 25 ndeshje.