Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Autres sports

Kampionia e dyfishtë olimpike i jep fund karrierës

Federico Brignone

Kampionia e dyfishtë olimpike në skijim alpin, Federica Brignone, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës. 

Italiania i është nënshtruar një tjetër operimi në gju në muajin gusht. 

Ajo kishte pësuar lëndim të rëndë në pranverë.

Brignone kishte bërë teste duke dalë në pista skijimi. 

Por më pas ka shkruar në Instagram se do t’i jap fund karrierës, pasi ka ndierë shumë dhembje. 

“E kam kuptuar se këmba ime nuk është shëruar plotësisht dhe se kam ende dhembje. Për këtë kam vendosur t’i jap fund karrierës si garuese. Edhe pse kam provuar të kthehem në shtigje, shkalla e lëndimit nuk ma lejon këtë”, ka shkruar 36-vjeçarja. 

Medaljet e arta, Brignone i fitoi në Lojërat Olimpike 2026 në Milano-Cortina D’Amezzo. Kishte triumfuar në garat në “Super-G” dhe në sllallom të madh.