Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Plus de 4 000 bijoux en argent découverts dans un colis postal à l’aéroport, fraude douanière de plus de 7 700 euros

bijoux en argent

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për shmangie të detyrimeve doganore në Aeroportin e Prishtinës, ku në një dërgesë postare, të deklaruar si pjesë të imta metali për testim, janë gjetur mbi katër mijë stoli argjendi.

Sipas njoftimit të Doganës, rasti është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta dhe procedurave të selektimit të dërgesave. Dyshimet për mospërputhje ndërmjet përshkrimit në dokumentacion dhe përmbajtjes së pakos kanë bërë që ajo të dërgohet për skanim dhe ekzaminim fizik.

Kontrolli ka zbuluar se në vend të pjesëve metalike për testim, pakoja përmbante gjithsej 4,161 copë stoli argjendi, të ndara në 1,331 unaza, 358 qafore, 844 byzylykë, 1,001 varëse, 503 palë vathë dhe 124 komplete.

Nga vlerësimi i realizuar nga zyrtarët doganorë, është konstatuar se vlera doganore e mallit, pa përfshirë taksat, arrin në mbi 25 mijë 861 euro. Ndërkaq, detyrimet doganore që dyshohet se janë tentuar të shmangen kapin shumën prej 7 mijë e 706 euro.

Për shkak të deklarimit të pasaktë të llojit, sasisë, peshës dhe vlerës së mallit, Dogana ka trajtuar rastin si kundërvajtje doganore.