Soutenez TIME. Préservez la vérité.
militaire

Provoqué par les spectateurs, le boxeur est battu par de nombreuses personnes.

boxe

Skena të turpshme janë parë në një ngjarje boksi të zhvilluar të shtunën në Stamboll të Turqisë.

Turku Umut Çamkiran u përball me Mourad Alievin për titullin “WBC Silver” në kategorinë e rëndë. Alievi fitoi ndërsa me të përfunduar meçi bëri një provokim ndaj tifozëve.

Më pas, derisa iu afrua të përqafonte boksierin turk, mori goditje prej tij. Po ashtu Alievi ia dha një goditje Çamkiranit, ndërsa masa në palestër u revoltua. Boksierit me prejardhje nga Azerbajxhani, të lindur në Moskë, i vinin goditje nga anë të ndryshme, prej personave të ndryshëm. 

U krijua një kaos në të cilin u përfshinë kampet e të dy boksierëve, por edhe shumë persona të tjerë.

Në ring u futën persona të shumtë, ndërsa u shkëmbyen goditje. Nuk dihej se kush kë godiste. Por caku i shumicës ishte Alievi, që ka garuar për Francën në nivelin amator. Ai është sulmuar edhe kur po largohej nga ringu. 

Alievi tani i ka 16 fitore e një humbje. Humbjen e vetme ia ka shkaktuar kosovari Labinot Xhoxhaj, vitin e kaluar në luftë për titull të Evropës. Turku Çamkiran e pësoi humbjen e parë pas 25 fitoreve.

Aliev ka dhënë një intervistë, ndërsa për veprimin provokues ka theksuar se vetëm ka dashur të tregojë se ku është goditur nga boksieri turk.

“Ne jemi vëllezër dhe shokë me popullin turk. Unë nuk jam armik, jam azerbajxhanas. Le të vjen Umut dhe le të flasim”, ka thënë Alievi.

Nga kampi i Çamkiran janë shprehur të frustruar për vendimin e gjyqtarëve dhe sidomos me provokimet e Alievit.