Soutenez TIME. Préservez la vérité.
militaire

Milot Gashi, médaillé de bronze à la Coupe d'Europe cadets de Thessalonique

Milot Gashi

Xhudisti Milot Gash e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Gashi u paraqit në kategorinë deri në 66 kilogramë, ku shënoi tri fitore radhazi në tri xhirot e para. Fillimisht, ai mposhti me Ippon garuesin vendas Nikolaos Tosounidis, për të vazhduar më pas me fitore ndaj italianit Francesco Robert Di Benedetto.

Në xhiron e tretë, xhudisti kosovar triumfoi sërish me Ippon, kësaj radhe ndaj Ariel Yehuda Cohenit.

Megjithatë, në çerekfinale Gashi u mposht nga moldavi Vladislav Moga, duke e vazhduar garën nëpërmjet repasazhit.

Në këtë fazë, ai arriti ta mposhtë me Ippon grekun Anastasios Kiourtzidis, për të siguruar përballjen për medaljen e bronztë.

Në luftën vendimtare, Gashi triumfoi ndaj serbit Luka Dangubiq me Yuko, duke e siguruar kështu medaljen e bronztë në kategorinë deri në 66 kilogramë.