Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Culture

Des accords... en voie de finalisation, l'intérêt grandissant d'année en année

Festivali i Kengës

Programi garues tashmë është përcaktuar. Për dy netët e festivalit për të rritur janë përzgjedhur 20 këngë, ndërsa për natën e fëmijëve, 15 këngë

Më 30 dhe 31 tetor, në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, do të zhvillohet edicioni i katërt i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, sivjet i rikthyer nën emrin “Akordet e Kosovës”, ndërsa më 1 nëntor skena do t’u kushtohet për herë të parë fëmijëve, me Festivalin e Këngës për Fëmijë. Pas tri edicioneve të zhvilluara në atë që njihet si salla e djegur e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, festivali këtë vit zhvendoset në një hapësirë tjetër. Përtej ndryshimit të adresës, edicioni i katërt sjell edhe një zgjerim të formatit

Edhe pak më shumë se një muaj i ndan këngëtarët nga skena e “Akordeve të Kosovës”. Më 30 dhe 31 tetor, në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, do të zhvillohet edicioni i katërt i Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës, sivjet i rikthyer nën emrin “Akordet e Kosovës”, ndërsa më 1 nëntor skena do t’u kushtohet për herë të parë fëmijëve, me Festivalin e Këngës për Fëmijë.
Pas tri edicioneve të zhvilluara në atë që njihet si salla e djegur e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, festivali këtë vit zhvendoset në një hapësirë tjetër. Përtej ndryshimit të adresës, edicioni i katërt sjell edhe një zgjerim të formatit. 

Programi garues tashmë është përcaktuar. Për dy netët e festivalit për të rritur janë përzgjedhur 20 këngë, ndërsa për natën e fëmijëve, 15 këngë. 

Pjesë e programit qendror garues do të jenë: Algert Sala dhe Jet me “Gati tu”, Arbër Krasniqi me “Vjeshtë”, Besmir Shishko me “Përjetësisht”, Dea Pasha me “Sërish”, Hawolf me “Ti si unë”, Miranda Lipovica me “Pranvera”, ndërsa lista vijon me këngë të interpretuara nga emra si Niki Selmanaj me “E lirë”, Rei Bezhani dhe Martina Serreqi me “2011”, Rinea Vitija me “Histori”, Sajana Kodheli me “E lirë”, Shpend Lleshi me “Vala”, Troja Bicurri me “Mali dhe Hana”, Urim Salihu me “I njëjti”, Verona Kastrati me “Flakë”, Khuba me “Larg”, Sidorela Kelmendi-Gashi me “Vetëm kam mbetur”, Olimpia Smajlaj me “Amanet”, Fatbardha Nikçi me “Hajde mor i bukur” dhe Art Lokaj me “Pa ngjyra”. 

Në edicionin e katërt të Festivalit të Këngës, skena do të sjellë edhe zërat e 15 fëmijëve, të cilët do të interpretojnë këngë të krijuara posaçërisht për ta. Në mesin e tyre janë: Afrina Macula, Afroma Thaqi dhe Androna Thaqi, Alika Ajeti, Blin Tufa, Kenza Pllana, Luana Duli, Marin Kerri, Nuar Llapashtica, Rrita Krasniqi, Shega Krasniqi, Kanarinë Kovanxhiu, Mia Muçaj, Aelia Berisha, Aksa Sylejmani dhe Dalina Haxhiu. 

Drejtori artistik i Festivalit të Këngës në RTK, kompozitori Florent Boshnjaku, ka thënë se përzgjedhja është bërë nga një numër dukshëm më i madh aplikimesh.

“I kemi zgjedhur 20 këngë për ‘Akordet...’ për të rritur dhe 15 për fëmijë. Për numrin e saktë të aplikimeve kanë qenë diku mbi 50. Këngët janë me të vërtetë të bukura, ka artistë të rinj dhe që i njohim”, ka thënë Boshnjaku për KOHËN.

Sipas tij, interesimi për festivalin është në rritje, por ajo që e veçon këtë proces është edhe cilësia e prurjeve. Këtë vit, sipas drejtorit artistik, konkursi ka sjellë edhe më shumë aplikime nga jashtë Kosovës.

“Interesimi po rritet çdo vit, por çfarë është me rëndësi është që po rritet edhe kualiteti i prurjeve dhe një gjë që më bën përshtypje është që kemi shumë prurje edhe prej Shqipërisë e Maqedonisë. Jam i lumtur që kjo ndodh që prej fillimit”, ka thënë ai.

Në mesin e këngëve të përzgjedhura për edicionin e sivjetmë ka emra të njohur për publikun, por edhe artistë të rinj. Pikërisht kjo ndërthurje, sipas Boshnjakut, pritet t’i japë festivalit një tjetër energji.

“Besoj se sivjet do të ketë një energji shumë të mirë, por sidomos në ‘Akordet...’ për fëmijë, sepse ka artistë të rinj që janë shumë të talentuar dhe mendoj se kjo është arsyeja pse sivjet kemi nisur këtë pjesë me fëmijë. Mendoj se ka shumë fëmijë të talentuar dhe mendoj se është treguar kjo edhe në konkursin për këngët e fëmijëve në festival”, ka thënë Boshnjaku.

Rikthimi i emrit “Akordet e Kosovës” është një prej elementeve që e karakterizon edicionin e sivjetmë. Festivali i Këngës në RTK, i cili ka nisur në vitin 2023, këtë vit po vendoset nën emrin e një prej festivaleve më të njohura muzikore të së kaluarës. 

Boshnjaku ka thënë se mund të ketë ndikuar edhe emri i rikthyer në rritjen e interesimit, por suksesin e tri edicioneve të para e sheh si faktor më të rëndësishëm.

“Me siguri, por unë mendoj që ndikimi më i madh ka qenë suksesi i Festivalit në tre vjetët e kaluar, sepse nuk ka qenë e lehtë të fillojë Festivali i Këngës. Vetë fakti që kemi treguar një kualitet dhe seriozitet në organizim dhe në punën që është bërë në Festival, mendoj se ajo është arsyeja kryesore”, ka thënë ai.

Në këtë rikthim të emrit të vjetër, sipas tij, ka edhe një dimension tjetër: dëshirën e artistëve për t’u bërë pjesë e një historie muzikore.

“Normalisht, njerëzit kanë dëshirë të jenë pjesë e një historie siç është ajo e ‘Akordeve të Kosovës’”, ka thënë Boshnjaku.

Nata e fëmijëve nuk është vetëm një shtesë programore. Sipas Boshnjakut, ideja lidhet edhe me krijimin e një përvoje të drejtpërdrejtë skenike për fëmijët e talentuar dhe, në një horizont më të gjatë, me synimin që Kosova të ketë një rrugë të institucionalizuar drejt “Junior Eurovision”-it, në rast të anëtarësimit në “Eurovision”.

“Ka qenë e domosdoshme, e kemi biseduar këtë pjesë edhe me ministren e Kulturës kur është biseduar ideja për t’u shtuar nata e fëmijëve në Festival. E kemi biseduar që kur të pranohet Kosova në ‘Eurovision’, automatikisht do t’i hapet rruga që edhe fëmijët t’i dërgojë në ‘Junior’. Ky është synimi dhe rruga ku mendohet që ky Festival në një moment të mbërrijë. Shpresoj se kjo do të ndodhë sa më shpejt”, ka thënë ai.

Por përtej këtij synimi, Boshnjaku e sheh Festivalin e Fëmijëve si mundësi konkrete për të rinjtë që të përballen me një skenë profesionale. 

“E dyta është që festivali është live, me orkestër të madhe, këndohet live. Është përvojë e mirë për fëmijët e talentuar dhe një mundësi e mirë që jepet nga Radiotelevizioni i Kosovës në këtë rast”, ka thënë Boshnjaku.

Më 20 maj të këtij viti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, dhe atëkohë ushtruesja e detyrës së drejtorit të RTK-së, Zana Spahiu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për periudhën 2026–2028. Marrëveshja parasheh 1.2 milion euro mbështetje për RTK-në, pra nga 400 mijë euro në vit, ndërsa marrëveshja e parë kishte paraparë 750 mijë euro. 

Në marrëveshjen e re janë zgjeruar edhe përgjegjësitë e transmetuesit publik. Në mesin e tyre është përcaktuar që RTK-ja të “ndërmarrë të gjitha veprimet për zhvillimin e ‘Akordeve të Kosovës’ dhe dy festivaleve (Festivalit të Këngës në RTK dhe Festivalit të Fëmijëve në RTK), në baza vjetore”.
Edicionin e kaluar, çmimi kryesor i Festivalit të Këngës në RTK i ishte dhënë Arsi Bakos për këngën “Rreze zjarr”.