Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Un homme de 22 ans est décédé à Gjonaj, dans le district de Prizren, après une chute de son quad.

police

Photo : illustration

Një 22-vjeçar ka vdekur të premten në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi motorin katërrotësh (ATV) me të cilin po lëvizte dhe ra nga një lartësi.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur njësitë policore kanë pranuar informatën për aksidentin. Me të dalë në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur viktimën të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa pranë tij edhe motorin e dëmtuar.

Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e të riut me inicialet A.H.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, njësitë përkatëse dhe ekipi i Forenzikës Rajonale.

Policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe do të procedohet për hetime të mëtejshme.