Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Quel est le passé de Kamber avec le sélecteur Foda ?

Lindrit Kamberi

Lindrit Kamberi mori ftesë për herë të parë nga Përfaqësuesja e Kosovës. Dhe kapiteni i Zurichut është shprehur shumë i lumtur. 

Të premten në një intervistë për faqen zyrtare të klubit zviceran, ai ka thënë se ndihet shumë krenar që e përfaqëson Kosovën. Kamberi ka theksuar se është ditë dhe moment i veçantë për të dhe familjen e tij. 

Kamberi po ashtu ka folur për marrëdhënien me përzgjedhësin Franco Foda. Me Fodën kishte punuar bashkë te Zurichu shumë kohë më parë. 

“Kosova më ftoi dhe kjo është gjëja më e mirë. Për mua ishte vendim i shpejtë. Kam pasur marrëdhënie të mira me Fodën edhe pse nuk kishim suksese në fushë. Mezi pres të punoj sërish me të dhe padyshim se është lehtësim kur ke punuar për një kohë me një trajner. Dua të kontribuoj. Kam përvojë të madhe dhe vetëbesim. Do të mundohem të lë gjurmë”, ka deklaruar Kamberi. 

Qendërmbrojtës 27-vjeçar është te Zurichu prej vitit 2018, ndërsa ka kontratë edhe dy vjet. Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Foda, ishte në krye të Zurichut prej 1 korrikut 2022 deri më 21 shtator të atij viti. Në 18 ndeshje me Zurichun, Foda pati pesë fitore, tri barazime e 10 disfata.