Është arrestuar një i dyshuar në Shtërpcë pasi me mjete të forta ka sulmuar kalimtarë.
I dyshuari ka sulmuar edhe një zyrtare policore. Pas arrestimit, është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar, me mjete të forta (gurë, copa druri, etj) kishte sulmuar kalimtarët e rastit. Gjatë futjes nën kontroll, i dyshuari e kishte shtyrë zyrtaren policore, e cila kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.