Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Milan - Inter, le choc explosif de la Serie A

Milan

E gjithë vëmendja e futbollit italian këtë të shtunë do të jetë në Milano, aty ku Milani dhe Interi do të përballen në derbin e madh të qytetit. “Derby della Madonnina” nis nga ora 20:45 dhe i takon javës së dhjetë të Serie A.

Interi ka shënuar tetë fitore në nëntë ndeshjet e para në Serie A, për herë të parë që nga edicioni 1988/89. Nuk di ende për humbje dhe e mban pozitën e parë me 25 pikë, sa ka edhe Lazio në vendin e dytë. 

Ndërkohë Milani humbjen e parë me trajnerin Ruben Amorim e pësoi të mërkurën. U mposht nga Bologna me rezultatin 4:2. 

Milani ka edhe pesë fitore dhe tri barazime. E zë vendin e pestë me 18 pikë. 

“Kuqezinjtë” synojnë t’i shkaktojnë Interit humbjen e parë të edicionit. 

Milani i ka fituar të dyja ndeshjet e kampionatit kundër Interit edicionin e kaluar.

Inter nuk e ka fituar asnjërin nga shtatë derbit e fundit kundër Milanit. Megjithatë, Interi vlerësohet të jetë favorit në derbin e madh. 

Në fundjavë do të luhet edhe një derbi tjetër, ai ndërmjet Juventusit dhe Napolit. 

Juve të dielën nga ora 20:45 e pret Napolin. 

Juventusi dhe Napoli kanë nga 14 pikë dhe renditen në mesin e tabelës. Asnjëra nga dy skuadrat nuk është në formën më të mirë. 

Lazio të dielën nga ora 15:00 e pret Cagliarin. Cagliari e zë vendin e dhjetë me 13 pikë.