Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Ils l'ont battu et kidnappé pour qu'il abandonne son travail dans le bâtiment ; cinq citoyens turcs ont été arrêtés.

Police du Kosovo

Photo : illustration

Pesë persona, shtetas turq, janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në një rast sulmi fizik, shtrëngimi dhe privimi të kundërligjshëm të lirisë.

Sipas një njoftimi të Policisë, të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht një shtetas po ashtu të Turqisë dhe më pas, me forcë, e kishin futur në një automjet të tipit “pick-up”.

Pas pranimit të një video-incizimi përmes kanaleve operative, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren kanë nisur veprimet për identifikimin e viktimës, i cili është identifikuar më 4 nëntor.

Gjatë intervistimit, viktima ka deklaruar se, pas sulmit fizik, gjatë të cilit kishte pësuar lëndime të shumta trupore, përfshirë edhe nga një mjet i mprehtë (thikë), ishte dërguar kundër vullnetit të tij në një objekt në Prishtinë, ku ishte mbajtur për rreth 12 orë.

Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit e kishin detyruar të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që po i kryente në një objekt banesor në Prizren.

Pas hetimeve intensive, më 9 dhe 10 nëntor, policia ka arritur t’i identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë pesë personat e dyshuar, të gjithë shtetas të Republikës së Turqisë.

Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar automjeti i përdorur në rast, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit në Prizren.

Me vendim të prokurorit të rastit, pesë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti po hetohet për veprat penale të shtrëngimit, privimit të kundërligjshëm të lirisë dhe lëndimit të lehtë trupor.