Soutenez TIME. Préservez la vérité.
LA CHRONIQUE

Près de 40 femmes ont signalé des violences conjugales en l'espace d'une semaine ; Pristina arrive en tête, suivie de Peja.

Mettre fin à la violence contre les femmes

Mettre fin à la violence contre les femmes

Rreth 40 gra kanë raportuar në Policinë e Kosovës raste të dhunës fizike, psikike, kërcënime dhe ngacmime nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët apo partnerët e tyre, gjatë javës që po lëmë pas.

Bazuar në raportet 24-orëshe të Policisë, rastet janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Kamenicë, Vushtrri, Fushë-Kosovë, Ferizaj, Deçan, Klinë, Shtime dhe komuna të tjera.

Megjithatë më së shumti raste u raportuan në Prishtinë, ndërsa e dyta vjen Peja.

Ndërkohë data 30 e këtij muaji përmbante më së shumti raste të dhunës në familje. Raporti i Policisë flet për plot 9 sosh.

E përveç sulmeve fizike, një numër i rasteve kanë të bëjnë me dhunë psikike, kanosje, ngacmime dhe kërcënime ndaj grave, madje edhe pas përfundimit të marrëdhënieve bashkëshortore apo të bashkëjetesës.

aussi Sept cas de violence domestique en une seule journée au Kosovo LA CHRONIQUE Sept cas de violence domestique en une seule journée au Kosovo

Në disa raste, siç bëhet e ditur në raport, gratë kanë kërkuar edhe ndihmë mjekësore si pasojë e sulmeve fizike, ndërsa në një rast në Prishtinë, një grua së bashku me foshnjën e saj është larguar nga shtëpia dhe është dërguar në strehimore.

Rastet e raportuara përfshijnë edhe shkeljen e urdhrave mbrojtës të caktuar nga gjykata. Në Graçanicë, një ish-partner është arrestuar pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës që ia ndalonte afrimin ndaj viktimës.

Në Deçan, pas raportimit për dhunë të vazhdueshme psikike ndaj bashkëshortes, policia ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët në shtëpinë e të dyshuarit.

Ndërkaq, në Pejë, pas raportimit për dhunë të vazhdueshme fizike e psikike ndaj një gruaje dhe kanosje nga vjehrri i saj, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 252 fishekë. Në këtë rast, dy persona janë arrestuar.

Policia ka ndërmarrë veprime ndaj një numri të të dyshuarve, të cilët me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. Disa të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa për raste të caktuara hetimet janë duke vazhduar.

aussi Huit cas de violence domestique signalés en 24 heures LA CHRONIQUE Huit cas de violence domestique signalés en 24 heures

Tash e disa ditë në Prishtinë po protestohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. E ndjera për një kohë kishte raportuar në të gjitha institucionet e drejtësisë për dhunën që po e ushtronte ish-bashkëshorti i saj.

Konsiderohet se shumica e grave në Kosovë që përfunduan të vrara nga bashkëshortët e tyre, paraprakisht kishin raportuara në Policinë e Kosovës për dhunë fizike e psikike.