Sot, nga ora 18:00, është ceremonia e shortit të Ligës së Kampionëve.
Në fazën e ligës së Championsit paraqiten 36 skuadrat më të mira evropiane. Skuadrat e fundit janë përcaktuar të mërkurën mbrëma, me ndeshjet e fundit të plejofit.
Në vazon e parë për short janë Parisi, Bayerni, Real Madridi, Liverpooli, Interi, Manchester City, Arsenali, Barcelona dhe Atletico Madridi.
Ndeshjet e para janë më 8 shtator.