Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, me Sassuolon kanë avancuar tutje në Kupën e Italisë.
Sassuolo të hënën në mbrëmje në kuadër të 1/32 së finales e eliminoi skuadrën e kategorisë së dytë, Cesena, duke e mposhtur me rezultatin bindës, 3:0.
Golat e fitores për Sassuolon i realizuan Cristian Volpato, Vasilije Axhiq dhe Luca Lipani.
27-vjeçari Muriq u dallua me pesë pritje dhe u vlerësua me notën 8.2.
Sassuolo ndeshjen e parë të edicionin 2026/27 në Serie A e luan të dielën ndaj Atalantas.