Mesfushori i Kosovës, Dion Kaçuri, ishte vendimtar të shtunën mbrëma duke e realizuar golin e fitores për skuadrën e Austria Lustenaut.
Austria Lustenau e mposhti Grazerin në shtëpi me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 12-të të elitës së futbollit austriak.
Kaçuri e realizoi golin e fitores 2:1 në minutën e 91-të.
VIDÉO:
22-vjeçari e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari në fushë.
Për Kaçurin ishte goli i dytë këtë edicion, krahas një asistimi.
Mesfushori me tipare defensive është i huazuar tek Austria Lustenau nga Baseli deri në përfundimin e këtij edicioni.
Ai së fundi u ftua edhe nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për dy duelet e fundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.