Soutenez TIME. Préservez la vérité.
basketball

Bora bat Vëllazni, les dernières minutes décident

Bora

Bora e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin 79:72, në një ndeshje dramatike, ku fituesi u përcaktua në minutat e fundit të çerekut të katërt.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Ndeshja ishte plotësisht e hapur deri në 2:35 minutat e fundit, kur rezultati ishte i barabartë, 67:67.

Bora nisi të shkëputej pas pikëve të Amin Hotit, i cili realizoi dy gjuajtje të lira për 69:67, ndërsa në aksionin pasues shënoi sërish për 71:67. 

Vëllaznimi reagoi përmes Kentrell Pullianit, i cili ngushtoi epërsinë në 71:69. 

Megjithatë, Laolu Oke shënoi dy pikë për 73:69, ndërsa më pas realizoi edhe dy gjuajtje të lira, duke e çuar rezultatin në 75:69, me 57 sekonda të mbetura.

Andi Ahmeti riktheu shpresat për Vëllaznimin me një treshe për 75:72, 47 sekonda para fundit, por Rron Ukaj u përgjigj me një gjuajtje të saktë për dy pikë, duke e çuar Borën në epërsi prej pesë pikësh, 77:72.

Në 25 sekondat e fundit, Hot realizoi edhe dy gjuajtje të lira për 79:72, duke vulosur fitoren e Borës. 

Për Vëllaznimin ishte disfata e pesë radhazi, kurse për Borën ishte fitorja e tretë rresht. 

Më i dalluari në fitoren e Borës ishte Amin Hot me 11 pikë, gjashtë kërcime dhe nëntë asistime. 

Ndërkohë lojë të mirë te Vëllaznimi kishte Kentrell Pullian me 24 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.